Prezantohet projekti: Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink

Fondacioni për internet dhe shoqëri – Metamorfozis dhe Qendra për strategji evropiane Eurothink, do të prezantojnë projektin “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink”, i cili në vendin tonë realizohet për tre vjet me radhë, me përkrahje nga Bashkimi Evropian, përcjell Portalb.mk. 

Prezantimi i projektit në fjalë do të bëhet të premten më 1 qershor në hapësirat e hotelit “Holiday Inn” në Shkup, ndërsa qëllimi i këtij prezantimi është që të nxitet bashkëpunimi në sferën e zhvillimit të mendimit kritik dhe shkrimi në media në frymën e bashkëpunimit të hapur për të gjitha palët e prekura.

Nëpërmjet këtij prezantimi opinioni do të informohet me elementet themelore të projektit si dhe do të bëhet edhe thirrja e parë për grante të vogla.

Ngjarja është hapur për publikun me mundësi për pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve të interesuar.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, pjesëmarrjen tuaj duhet ta konfirmoni përmes mbushjes së formularit për regjistrim apo përmes postës elektronike në [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button