Veseli në ekipin e parë të Manchester Unitedit

Frederic Veseli është ftuar në ekipin e parë të Manchester Unitedit. Menaxheri Sir Alex Ferguson e ka përfshirë futbollistin e ri shqiptar në mesin e 22 futbollistëve të ftuar për turneun që ‘Djajtë e Kuq’ do të mbajnë në Afrikën e Jugut.

Kontingjenti i klubit anglez është nisur të hënën për në ‘Kontinentin e Zi’, derisa pjesë e tij është edhe ish futbollisti i Manchester Cityt, i cili është njëri nga pesë mbrojtësit e ftuar përkrah katërshes Ferdinand, Blackett, Vermijl e Wootton.

Ky turne do të jetë mundësi ideale për futbollistët e rinj, përfshirë këtu edhe Veselin, të cilët nuk kanë hapësirë të mjaftueshme gjatë sezonit, ndërsa yjet e ekipit, disa prej tyre pjesëmarrës në ‘Euro 2012’, disa në Olimpiadën e Londrës dhe të tjerë të lënduar, do t’i bashkohen ekipit më vonë. 19 vjeçari i ishte bashkuar ekipit të Fergusonit gjatë dimrit nga Manchester City. Veseli është pjesë e ekipit U-19 të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button