Siri, dobesohet pozita e Al-Asad, opozita: Po jeton i fshehur

Këshilli Kombëtar Sirian deklaroi se presidenti Bashar Al-Assad pritet te largohet nga Damasku drejt pjesës Perëndimore të vendit, në ditët e afërta pas përleshjeve të ashpra që kanë përfshirë kryeqytetin.

Luftimet, sipas opozitës, kanë mbërritur në qendër të Damaskut, dy-tre minuta larg nga pallati presidencial. Ata thonë se presidenti nuk ndodhet më në këtë pallat dhe jeton i fshehur.

Përshkallëzimi i dhunës në Siri vjen në një kohë që i dërguari i OKB-së, Kofi Annan ka intensifikuar takimet me aktorët diplomatikë në përpjekje për të promovuar planin e ri të paqes për Sirinë.

Zyrtarë turq konfirmuan se ushtarakë të tjerë kanë dezertuar nga radhët e trupave qeveritare. Ata janë larguar nga vendi së bashku me 1280 sirianë të tjerë që kaluan kufirin me Turqinë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button