Gruevski në fjalët hyrëse të “Titanik”: Unë vetëm kam udhëhequr partinë që fitonte në zgjedhje

Jo vetëm që nuk e kam bërë veprën që akuzohem, por as Prokuroria Speciale Publike nuk ka dëshmi ta konfirmojë. Unë vetëm e kam udhëhequr partinë që i fitonte të gjitha zgjedhjet, tha ish-kryeministri i Maqedonisë në fjalët hyrëse të rastit “Titanik” ku ai akuzohet për mashtrime zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se anketat që janë publikuar para zgjedhjeve kanë dëshmuar se VMRO-DPMNE ka udhëheqësi bindëse.

Ndryshe, rasti“Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, në këtë rast ish-kryministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë  janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button