Ministri i Sportit të Egjiptit: Salah kthehet pas dy javësh

Khaled Abd Elaziz, ministër i Sportit në Egjipt, beson se Mohamed Salah do të jetë gati për Botëror, njofton Albeu.

Në një postim të tij në Facebook, që u transmetua nga media egjiptiane Kingfut, Abd Elaziz ka thënë që Salahu pritet të jetë jashtë për vetëm dy javë, dhe do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi egjiptian, që të jetë gati për kampionatin në Rusi.

Ministri ka shtuar që Salah, më shumë vuan nga një dëmtim në ligamente, se sa në një nxjerrje të krahut dhe do ta vazhdoj trajtimin në Egjipt, derisa stafi mjekësor i Liverpoolit pritet t’i bashkohet atij në kampin stërvitorë para-përgatitor që do të mbahet në Itali.

Deklarata e Abd Elazizë paraprin deklaratën e Federatës së Futbollit të Egjiptit, të cilët dhanë të njëjtin orar të shërimit të sulmuesit pasi kishin bërë ekzaminimet preliminare të krahut të tij pas ndeshjes në Kiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button