Rreth 600 mijë euro të qytetarëve të Maqedonisë, shkojnë për këshilltarët e kryeministrit Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev këshillohet nga 55 ekspertë, të cilët marrin rrogë mesatare prej 950 euro në muaj. Sipas asaj që raportohet nga TV 21, 55 këshilltarët qytetarëve të Maqedonisë u kushton 549 mijë euro për një vit.

Paga mesatare e këtyre ekspertëve sillet 950 euro në muaj ose 11,450 euro në vit.
10 Këshilltarë bashkërisht marrin pagë mujore bruto 10,588.00 euro ose mbi 127 mijë euro në vit.
13 Këshilltarë të posaçëm marrin pagë mujore bruto 15,870.00 euro ose mbi 190 mijë euro në vit.

Listës së pagave i prin Zoran Bashanoviq me 1,500 euro në muaj, ndërkohë që 7 nga bashkëpunëtorët e jashtëm janë angazhuar vullnetarisht pa pagesë. 32 persona janë bashkëpunëtorë të jashtëm dhe për një vit, sa zgjat kontrata e tyre, qytetarët për të njëjtët do të paguajnë 232 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button