VMRO: Qeveria gënjen se negociatat fillojnë këtë vit

VMRO DPMNE-ja ka dalë përsëri me konferencë për media lidhur me dokumentin Non pejpër me të cilën disa shtete propozojnë pezullimin e procesit të zgjerimit të BE-së deri në vitin e ardhshëm. Naum Stoillkovski nga VMRO DPMNE thotë se Non Pejperi i djeshëm është dëshmi se Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska vetëm po ua lyejnë kokën me akull qytetarëve me premtime të rrejshme për nisjen e sivjetshme të negociatave për antarësim, transmetn Shenja.  

“Non Pejpëri dhe reagimi i Qeverisë pas tij, e dëshmoi lojën e vërtetë se kjo Qeveri i zhvillon proceset e eurointegrimit duke sakrifikuar interesat kombëtare dhe shtetërore. Non Pejpëri ua mbylli gojën zyrtarëve të Qeverisë që e citonin vazhdimisht raportin e Pribesë. Nuk ka reforma por vetëm partizim dhe keqpërdorim të sistemit. BE-ja sheh se çfarë po ndodhë prandaj më nuk kalojnë arsyetimet se VMRO-ja është fajtore për gjithçka, Ky non pejpër i zhduku premtimet e rrejshme të Zoran Zaevit dhe Radmilla Shekerinskës për integrime euroatlantike në gjashtë muaj”, vlerësoi VMRO-ja. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button