Bombë-kashikarë është hedhur në ballkonin e një shtëpie në Kumanovë, nuk ka të lënduar

Njëzet e gjashtë vjeçari M.C. nga Kumanova sot herët në mëngjes ka lajmëruar se derisa flinte kishte dëgjuar detonim në ballkonin e katit të parë të shtëpisë familjare, gjatë së cilës ishte thyer xhami i dritares, ndërsa janë dëmtuar roletnet dhe muri.

MPB informon se nuk ka persona të lënduar. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kumanovë. Nga vendi ishin marrë fragmente nga bombë-kashikarë për dëshmi.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button