Arrestohen 2 shpërndarës lëndësh narkotike në plazh

Policia ka njoftuar se 2 persona që dyshohet se kryenin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e plazhit të madh të Durrësit janë arrestuar nga shërbimet e Seksionit Kundër Narkotikëve. Njëri prej tyre rezultoi i përfshirë në një vjedhje sendesh personale në zonën e plazhit u arrit të neutralizohej nga pushuesit, në ndihmë të së cilëve edhe patrulla e Policisë.

Të arrestuarit janë Ylber Koleci, 24 vjeç, banues në Mamurras Kruje si dhe Denis Kazani, 24 vjeç, banues në Mamurras. Këtyre shtetasve, rreth orës 11.30 të ditës së djeshme, ne lagjen Nr. 13 Durrës, e pikërisht në bregdetin përballë Pistës Iliria, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën të fshehura në shezllon 6 qese si ato të farmacisë me një sasi mase bimore të ngjashme me atë narkotike të llojit kanabis sativa, e cila nga peshimi rezultoi në masën e 34.7 gramëve. Po kështu, gjate kontrollit te ushtruar ne banesën që këta shtetas kishin marrë me qira në Tirane, në zonën e “ 21 Dhjetorit” , iu gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 3 pako me lëndë të dyshuar si Kanabis Sativa, me peshë 747.3 gram. /Portalb/shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button