Do të punësohen mësimdhënës pa lejen e shtetit

Vërejtje e profesorëve universitarë është se me ndryshimet e reja në Ligjin për arsimin e lartë i cili tani më ka hy në fuqi, nuk ka nen me të cilin rregullohen punësimet e reja kur profesorët dalin në pension, edhe pse për këtë çështje ata kanë insistuar që të rregullohet me ligj. Ata kërkuan që me ato para që ka fituar profesori të angazhohet kuadër i ri dhe të nënshkruhet konkurs pa pasur nevojë që të kërkohet pëlqim për punësim në Ministrin e arsimit, shkruan Nezavisen vesnik, transmeton Portalb.mk.

Zëvendës ministri i arsimit, Arbër Ademi thotë se me ndryshimet e Ligjit për arsimit e lartë, fakulteteve dhe universiteteve ju jepet shansi që të angazhojnë asistent dhe demonstrator , të drejtë që deri tani nuk e kishin. Për punësimin e profesorëve edhe më tutje do të duhet të sjellin kërkesë për miratim nga Ministria e Arsimit, tha Ademi.

Rektori i Universitetit “Shën Kirli dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski tha se mungesa e kuadrit është shumë e madhe dhe se me vite nuk janë punësuar profesor të rinj sipas nevojave.

Dekani i fakultetit të Filozofisë, Ratko Dunev madje tha se nga mungesa e kuadrit vendoset në pikëpyetje funksionimi i programeve studimore.

Punësime të reja nuk ka as në Universitetin “Goce Dellçev”, në Shtip.

Në pyetjen sa sa mungon kuadri në universitetin “Nënë Tereza”, nga aty thanë se ende janë në fazën përfundimtare të kompletimit të kuadrit me gjithsej 84 profesor dhe bashkëpunëtor, ku pjesë e konkurseve kanë përfunduar dhe disa do të publikohen sërish pas dhënies së pëlqimit nga ana e Ministrisë së Financës.

Nga ky universitet gjithashtu thonë se kanë bërë kërkesë për punësimin e kuadrit administrativ, shkaku që numri është shumë i ulet, dhe se me 20 administratorë nuk mund të funksionojë universiteti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button