Gazeta gjermane “Velt” me analizë: Maqedonia të zgjidh emrin dhe të fillojë negociatat me BE-në

Maqedonia dhe Shqipëria presin që në qershor të marrin datë për fillim të negociatave qasëse drejt Bashkim Evropian. Pas raportit të progresit të KE-së, ku për dy vendet u tha se është bërë përparim dhe Komisioni propozoi rekomandim për hapje të negociatave, Këshilli Evropian në fund të muajit qershor duhet të sjell vendim nëse do t’u jep dy vendeve dritë jeshile për hapje të negociatave ose jo.

Ndërsa, kjo çështje duket se nuk është aktuale vetëm në Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe në shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian, ku kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth kësaj.

Gazeta gjermane “Velt” së fundmi ka dal më një analizë duke thënë se kjo temë është pikante për koalicionin qeveritar gjerman, brenda së cilit ka qëndrime të ndryshme rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestag, Gunter Krihbaum, i cili vjen nga partia konservative e Merkelit, thotë se pas zgjidhje së kontestit të emrit, Maqedonisë duhet t’i jepet shansa për fillim të negociatave qasëse.

Nga Qeveria thonë se shumica janë për anëtarësim të Maqedonisë në BE, Franca dhe Holanda kanë përgatitur “non pejpër”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button