Zjarr në një institucion korrektues në Brazil, 9 fëmijë të vdekur

Në trazirat që shpërthyen në një institucion korrektues në qytetin brazilian Goiania ka shpërthyer një zjarr në të cilin humbën jetën 9 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Gilles Sebastian Gomes konfirmoi se në institucion korrektues, ku janë vendosur adoleshentë të moshës nga 13 deri më 17 vjeç, ka ndodhur një rebelim, ku shpërtheu një zjarr në të cilin humbën jetën 9 të rinj të institucionit.

Ai gjithashtu vuri në dukje edhe problemin e mbingarkimit të qelive. Gomes theksoi se në instucionin në fjalë ka një numër të madh të të miturve, më shumë nga kapaciteti i këtij institucioni. Sipas tij, numri i punonjësve në institucion është gjithashtu i pamjaftueshëm.

Në vijim janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar shkaqet e trazirave dhe zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button