Protestat në Gaza, 109 palestinezë të plagosur

Numri i palestinezëve të plagosur gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protesta në kufirin e Gazës u rrit në 109 të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka konfirmuar se ushtarët izraelitë kanë përdorur municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj demonstruesve në lindje të Gazës.

Deklarata tha se numri i palestinezëve të plagosur u rrit në 109.

Mijëra palestinezë u mblodhën të premten në kufirin e Gazës për të protestuar ndaj okupimit izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Forcat izraelite të sigurisë me forcë u përpoqën të parandalonin protestat që vazhduan të martën, duke përdorur forcën dhe armët e zjarrit. Deri më tani mbi 110 palestinezë janë vrarë dhe të paktën 3.000 janë plagosur.

Dënimet që vijnë nga bota, ndër të tjera thuhet se përdorimi i forcës së tepruar është e papranueshme në rastin e protestave paqësore që palestinezët kanë organizuar në 70 vjetorin e “Nakba”-s, apo persekutimit masiv të këtij populli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button