Grujevski dhe Boshkovski në pushime të qeta në Greqi, gjykimi fillon në nëntor

Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski në nëntor do të ulen në karrigen e të akuzuarve në gjykatën e Selanikut, lidhur me pasaportat e falsifikuara bullgare, me te cilat tentuan që të arratiseshin në Hungari. Pothuajse para gjashtë muajsh i është shqiptuar masa për identitetet e rrejshme. Grujevski u bë Hristo Atanasov, kurse Nikolla Boshkovski, Nexhbi Hasan. Ata tani me janë në liri, pasi Gjykata Themelore vendosi që të mos ekstradohen, transmeton Alsat M.

Dy të akuzuarit, përveç falsifikimit të pasaportave dhe identiteteve të vjedhura, paralelisht ata kanë filluar procedurat për azil politik në Greqi. Ata frikësohen të kthehen në Maqedoni për shkak së dyshojnë se PSP ka hapur rast politik kundër tyre.

Megjithatë dilema qëndron se a i kanë kryer të gjitha procedurat Grujevski dhe Boshkovski për marrjen e azilit. Profesori për të drejtën penale ndërkombëtare, Sejfulla Osmani, thotë se qysh vitin e kaluar analizoheshe se këta nuk plotësojnë kushtet për azil.

Ndryshe, Grujevski dhe Boshkovski me vendimin e Gjykatës themelore në Athinë, nuk u ekstraduan në Maqedoni. Sa i përket kërkesës së ekstradimit, sipas avokatëve, gjithçka është në dorë të ministrit të drejtësisë. Pjesë e ekspertëve në Maqedoni që merren me çështje të sigurisë, paralajmërojnë se Grujevski dhe Boshkovski kanë informacione të ndjeshme me të cilat mund të bëjnë pazar me shërbimet sekrete greke që t’i shpëtojnë ekstradimit.

Kryeministri Zoran Zaev disa herë paralajmëroj se nuk ka nevojë për intervenim politike që të ekstradohet Grujevski, për të cilin PSP ka dëshmi që është një ndër personat kyç në rastin e përgjimeve joligjore në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button