Agjencia për punësim jep kredi prej 3.000 eurove

Agjencia për punësim do të jep ndihmë në formë të kredisë së butë prej 3.000 eurove me kamatë simbolike për ndërmarrjet e vogla për çdo person të papunë

. Këtë sot e deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski pas lëshimit në përdorim të qendrës sportive në komunën e Aerodromit, duke theksuar se bëhet fjalë për njërën nga masat të cilat Qeveria para do kohe i publikoi.

“Nëse punëson dhjetë persona do të fitojë 30.000 euro kredi, që për ndërmarrje të vogla është shumë serioze. Detyra jonë është t’i ndihmojmë të gjithë dhe të paramendojmë programe dhe mbështetje për të gjitha llojet e kompanive, gjegjësisht për të mëdhat, të mesmet dhe të voglat. Kjo do t’u ndihmojë kompanive të vogla që janë shumë në numër. Këto janë ndërmarrrje të cilat më së shpeshti sigurojnë vetëpunësim, punësim të familjes më të ngushtë apo eventualisht edhe disa punësime”, deklaroi Gruevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button