Muzeu “Madame Tussauds” në Stamboll, figura prej dylli të Alija, Einstein, Brad Pitt…

Zinxhiri i famshëm botëror i muzeve “Mi”, i cili në fund të vitit të kaluar në Stamboll hapi dyert e filialit të saj të 21-të, vendi ku janë ekspozuar 60 figurat prej dylli të personaliteteve historike, kulturore, politike dhe sportive turke dhe botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e figurave prej dylli është edhe ajo Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, sipërmarrësit amerikan Steve Jobs, filozofit dhe teologut islam persian të shekullit 13 Mevlana Xhelaludin Rumi dhe arkitektit të famshëm osman Mimar Sinan.

Aty janë edhe skulpturat e boksierit legjendar Muhammed Ali, shkencëtarit Albert Einstein, Leonardo Da Vinci, fudbollsitit Neymar, kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart, gruas së parë pilote në Turqi Sabiha Gokcen si dhe yjeve të Hollywoodit Brad Pitt, Leonardo Di Caprio dhe Tom Cruise.

Në mesin e figurave prej dylli është edhe skulptura e Marilyn Monroe, Audrey Hepburn dhe Michael Jackson.

Muzeu ndodhet në zonën kryesore të këmbësorëve në pjesën evropiane të qytetit, në rrugën Istiklal, në objektin e rinovuar Grand Pera dhe shtrihet në një hapësirë prej 2.000 metra katrorë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button