Nga ambasador, në ministër të Kulturës: ja sa pasuri posedon Asaf Ademi i BESA-s (FOTO)

Asaf Ademi nga radhët e Lëvizjes Besa të Afrim Gashit, është propozimi për ministër të ri për kulturë në Qeverinë e re. Sipas listës anketuese të cilën e ka parashtruar gjatë kohës që ka qenë ambasador në Danimarkë, ai nuk posedon asgjë në emrin e tij, përcjell Portalb.mk. 

Në emër të prindërve ka paraqitur shtëpi me hapësire afariste në Gostivar, prej 240 metra katrorëve, e vlerësuar 30 milion denarë në trashëgimi.

Në emër të tyre ka paraqitur edhe një automobil nga marka “MBW”, qira nga hapësira afariste dhe kredi, ndërsa në emër të bashkëshortes ka paraqitur një “Renaut 9”.

Pasi të kalojë procedura e zgjedhjes pritet që Ademi të dorëzojë listë të re anketuese deri tek Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit.

 

Kjo është pasuria e kryeministrit dhe gjithë ministrave të Qeverisë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button