Irlanda voton Ligjin e ri të abortit

Numërimi zyrtar pritet të fillojë në Irlandë, teksa po votohet në referendumin për të drejtat e abortit, me dy exit polle që po parashikojnë një fitore historike të atyre që duan të ndëpresin këtë mohim nga shteti, transmeton REL. 

Sipas sondazheve, qytetarët kanë votuar për shfuqizimin e një amandamenti kushtetutes të 1983, që ndalon abortin.

Abortet lejohen vetëm kur është jeta e nënës në rrezik. Rezultatet përfundimtare do të dalin të shtunën mbrëma.

Nëse shumica kundër këtij amandamenti fiton, atëherë parlamenti duhet të ndryshojë ligjet e abortit. Qeveria propozon të lejojë abortin në 12 javët e para të shtatëzanisë, me disa përjashtime për abort të mëvonshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button