fbpx

Nimic: Bisedimet vazhdojnë, palët janë të vendosura për zgjidhje

Ndërmjetësuesi i OKB-a për çështjen e emrit, Metju Nimic, pas bisedimeve me shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, deklaroi se bisedimet janë intensive dhe se të dy palët mbrojnë interesat e tyre nacionale por e kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së kontestit dhe janë të vendosur të gjejnë një zgjidhje.

“Akoma nuk e kemi zgjidhjen për çështjen e emrit,  por të dyja palët janë përcaktuar mjaft për të gjetur zgjidhjen dhe të punojmë shumë për këtë çështje. Ishin bisedime për të cilat punuam shumë. Të dy ministrat do të shkojnë në Bruksel dhe do të vazhdojnë dialogun në Bruksel. Të dyja palët kanë pozicione të rëndësishme  të çështjeve nacionale, por gjithashtu të dyja palët pranojnë se duhet të gjendet një zgjidhje dhe janë përcaktuar për të arritur këtë çështje”,- deklaroi ndërmjetësi për çështjen e emrit, Metju Nimic, përcjell TVM2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button