Lavrov reagon për akuzat ndaj Rusisë për avionin malajzian

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka reaguar ndaj fajësimit që i është bërë Rusisë nga ana e Ekipit të Përbashkët Hetimor Ndërkombëtar (JIT) në lidhje me rrëzimin e avionit malajzian në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët në një sallë ku u mbgajt Forumi Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg, Lavrov e krahasoi zhvillimin me ngjarjen Skripal.

“Kjo gjendje krijon një dezhavu. Nëse partnerët tanë bëjnë spekulime në një ngjarje ku humbën jetën qindra njerëz për hir të interesave të tyre politike, atëherë kjo mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Ndryshe, JIT të enjten njoftoii kanë vërtetuar se avioni i pasagjerëve MH17 i Malaysia Airlines i rrëzuar në Ukrainë në vitin 2014 ishte qëlluar nga një raketë e ushtrisë ruse. JIT ka theksuar se raketa i përkiste Brigadës 53 të ushtrisë ruse të vendosur në Kursk.

Avioni i pasagjerëve që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua më 17 korrik 2014 në lindje të Ukrainës, 40 kilometra larg kufirit me Rusinë, ndërsa në këtë fatëkeqësi jetën humbën të gjithë 298 personat në avion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button