Gjykata izraelite miratoi rrënimin e fshatit beduin në Bregun Perëndimor

Gjykata e Lartë e Izraelit miratoi të enjten rrënimin e fshatit beduin, Khan Al-Ahmar, i cili ka 187 banorë, gjysma e të cilëve janë fëmijë. Fshati ndodhet në Bregun Perëndimor, i cili është nën pushtimin izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fshat ka një shkollë në të cilën mësimin e ndjekin 170 fëmijë të komunitetit beduin nga e gjithë zona.

“Ky vendim do të çojë në dëbimin tonë nga fshati. Gjykata i dha qeverisë së Izraelit një periudhë gjashtë mujore për të zbatuar urdhrin e shkatërrimit”, tha për AA zëdhënësi i komunitetit beduin, Eid Jahaleen.

Gjykata në aktgjykim deklaroi se nuk kishte asnjë arsye për të bllokuar urdhrin e ministrit të Mbrojtjes për rrënimin e fshatit.

Në zonat e Kudsit lindor ka 46 komunitete beduine me rreth 3.000 banorë.

Autoritetet izraelite po përpiqen të zhvendosin ata nga vendbanimet e tyre të lashta, që është rreth 20 për qind e territorit të Bregut Perëndimor, për të liruar hapësirën për ndërtimin e vendbanimeve për kolonët izraelitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button