Cipras për bisedimet me Maqedoninë: shkojmë të marrim diçka që u dha para 70 vjetësh

Në bisedime nuk shkojmë që të japim diçka, që të japim emrin e Maqedonisë, siç thonë disa, shkojmë që të kthejmë prapa diçka që është marrë para 70 vjetësh, tha kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në Selanik, pas takimit me kryetarin e Selanikut, Janis Butaris, përcjell Portalb.mk.

Siç njofton MIA, Cipras duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nuk u ndal në bisedimet që po zhvillohen në Nju Jork, por në atë se pse Greqia është duke pranuar emër të përbërë, duke ju drejtuar të gjithë atyre që e akuzojnë Qeverinë e Greqisë, se “është duke e dhënë emrin Maqedonia”.

“Ndodhemi në bisedimet të cilat janë të ndjeshme, kritike, me hapa para. Ne shkojmë përpara, duke mbrojtur pozitën nacionale, dhe kur tashmë jemi në Selanik, në Maqedoni, dua të them, sepse dëgjoj disa që thonë mos e jepni emrin. Ne këtu përgatitemi që të fitojmë diçka në kthim, dhe jo të japim. Të marrim diçka që është dhënë para 70 vjetësh, nga të tjerë, jo nga ne”, tha Cipras.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka thënë se emri pa përcaktues “vjen nga Greqia antike dhe nga trashëgimia kulturore e madhe e Maqedonisë greke”.

“Nëse marrin përkufizim para emrit Maqedoni, është fitore e madhe dhe më e madhe që të merremi vesh se një është Maqedonia e jonja, që vjen nga tradita antike, e tjetër është traditë dhe shenjë kulturore e atyre”, është shprehur Cipras.

Gjashtë orë negociata mes Dimitrov dhe Kozias, sot raundi i ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button