Xhaferi në Serbi zhvilloi takime me nënkryetarin e Kuvendit, Vlladimir Marinkoviq dhe me funksionarë të tjerë serb

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Serbi u takua me nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Marinkoviq, me kryetaren e Unionit Interparlamentar, Gabriella Kuevas Baron dhe me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, transmeton Portalb.mk.

“Vlladimir Marinkoviq i cili ishte në shoqërim të anëtarëve të Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  Bashkëbiseduesit bashkërisht konstatuan se ekziston dëshirë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe shfrytëzim të të gjitha potencialeve dhe resurseve për përparim të vazhdueshëm të marrëdhënieve të ndërsjella të dy vendeve miqësore dhe fqinjësore, a me këtë do të inkurajohej dhe nxitej prosperiteti i të dy shteteve, mirëpo edhe i rajonit. Bazë e mirë për arritjen e këtij qëllimi është vazhdimi i praktikës së mbajtjes së seancave të përbashkëta të dy qeverive ku do të shqyrtoheshin çështje që janë me interes për zhvillimin e dy vendeve. Kryetari Xhaferi theksoi se të dy vendet duhet doemos të promovojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të paraqiten bashkërisht atje ku kanë prioritete të njëjta, siç është anëtarësimi në BE dhe të aplikojnë bashkërisht para palëve të treta për tërheqjen e investimeve për përparimin e rajonit”, thuhet në njoftimin për media.

Takimi i dytë i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ishte me kryetaren e Unionit Interparlamentar, Gabriella Kuevas Baron e cila ishte në Beograd në kuadër të Seminarit rajonal të IPU-s me temën: “Bashkëpunimi parlamentar për zhvillim të qëndrueshëm: Lufta kundër varfërisë dhe përparimi i shëndetësisë”.

“Kryetari Xhaferi ishte i pranishëm në hapjen e seminarit në të cilin ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në fillim të takimit me Baron,  Xhaferi shprehu kënaqësi që në krye të IPU-s është një grua dhe e përuroi sinqerisht për këtë ndërsa në vazhdim e informoi për hapat e ndërmarra në Kuvend në drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të grave në politikë dhe për rezultatin konkret nga ato hapa, respektivisht, arritjen e përfaqësimit prej 40%. Hap tjetër konkret në drejtim pozitiv është edhe angazhimi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë seriozisht të riaktivizohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare për arsye se ato janë forume në të cilat vendosen kontakte dhe bashkëpunime të drejtpërdrejta ndërmjet parlamentarëve a diplomacia parlamentare është mënyra më e mirë për këtë. Në këtë kontekst, kryetari Xhaferi ofroi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të jetë mikpritës i ndonjërit nga seminaret rajonale të IPU-s për tema për të cilat do të akordohen gjatë periudhës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

Në fund të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, kryetari Xhaferi e vizitoi komunën e Preshevës ku ishte pritur nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i Këshillit Komunal,  Sami Salihu dhe e tërë udhëheqësia komunale.

“Në takim, kryetari Xhaferi i informoi bashkëbiseduesit për të dhënat më të reja në raport me nismën për hapjen e kalimit kufitar Miratoc – Llojan, gjë që është nevojë esenciale e banorëve lokalë në të dyja anët e kufirit, të cilët ballafaqohen me vështirësi gjatë kryerjes së nevojave të tyre të përditshme. Pritet që kjo çështje urgjente të jetë një nga pikat e seancës së përbashkët të ardhshme të qeverive të të dy shteteve. Kryetari i komunës  Arifi, e informoi kryetarin Xhaferi për bashkëpunimin ndërkombëtar të komunës së Preshevës me disa komuna nga Maqedonia me të cilat bashkëpunojnë dhe paraqiten bashkërisht për fitimin e fondeve IPARD”, thuhet në njoftim.

Përveç takimeve të realizuara në Republikën e Serbisë, kryetari Xhaferi dha edhe intervista për disa shtëpi mediatike siç janë RTS, N1, televizioni BETA dhe mediume tjera. Me këtë rrumbullakohet vizita zyrtare në Republikën e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button