Koreja e Veriut është gati të flasë me Donald Trump

Koreja e Veriut ka thënë se është ende e gatshme të flasë “në çdo kohë në çfarëdo forme” pasi presidenti i SHBA, Donald Trump anuloi papritmas takimin e tij me Kim Jong-un.

Zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendi Kim Kye-gëan tha se vendimi i Trump ishte “jashtëzakonisht i keq”.

Presidenti Trump fajësoi “armiqësinë e hapur” të Veriut për anulimin e takimit, transmeton Klan Kosova.

Samiti do të ishte hera e parë që një president amerikan në detyrë të takonte  një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Detajet e takimit në Singapor më 12 qershor ishin të paqarta. Por bisedimet do të përqendroheshin në mënyrat e denuklearizimit të gadishullit Korean dhe zvogëlimit të tensioneve, transmeton Klan Kosova.

Vetëm disa orë përpara njoftimit të Trump, Koreja e Veriut tha se realizoi premtimin e saj për shkatërrimin e tuneleve në vendin e vet të testimit bërthamor.

Trump njoftoi anulimin në formën e një letre drejtuar personalisht  Kim.

Një zyrtar i lartë i administratës në SHBA më vonë dha detaje të mëtejshme, duke thënë se Koreja e Veriut kishte treguar “një mungesë të thellë të besimit të mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button