Gjashtë orë negociata mes Dimitrov dhe Kozias, sot raundi i ri

Pas gjashtë orë bisedimesh, takimi mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias përfundoi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sot, negociatorët nuk dhanë deklarata në media, por kjo është lënë për nesër. Negociatat vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

 Bisedimet në Nju Jork do të monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin e shteteve ballkanike në BE. Ky është takimi i parë mes palëve pas refuzimit që i bëri Athina zyrtare propozimit të Shkupit, për ”Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button