Prilepi do t’i ngritë përmendore Nenad Serafimovskit i cili vdiq në Lagjen e Trimave

Komuna e Prilepit do të nderojnë përmendore për Nenad Serafimovskin, pjesëtar i forcave policore i cili e humbi jetën në trazirat në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Përmendorja përkujtimore do të jetë e vendosur në parkun e Gjykatës Themelore, kështu kanë vendosur këshilltarët komunal në mbledhjen e këshillit gjatë ditës së sotme, transmeton Plusinfo, përcjell Portalb.mk.

“Iniciativën të cilën e përkrahën këshilltarët komunal është me kërkesë të familjes së të ndjerit, pjesëtar i forcave policore Nenad Serafimovski, i cili duke kryer detyrën e tij vdiq në ngjarjet e lidhura me Lagjen e Trimave”, ka deklaruar kryetari I këshillit Mile Taleski.

Këshilli Komunal i Prilepit gjatë mbledhjes së sotme ka kaluar më shumë pika që kanë qenë në rend të ditës për këtë mbledhje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button