E pazakontë, Ronaldinho do të martohet me dy të dashurat e tij

Futbollisti i famshëm Ronaldinho është kthyer në qendër të vëmendjes së medias për shkak të historisë së tij të dashurisë jo të zakontë. Prej disa kohësh, Ronaldinho jeton me dy të dashurat e tij, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza, në vilën e tij në Rio De Janeiro. Ai ka nisur lidhjen e dashurisë me Priscilla-n shumë vite më parë, ndërsa me Beatriz u njoh në vitin 2016, por nuk ka dashur të heqë dorë nga asnjëra, shkruan Class. 

Ai i trajton të dyja njësoj, ju blen të njëjtat dhurata, madje ju jep edhe një kuotë mujore prej 1500 paundësh. Futbollisti i merr të dyja me vete kudo ku udhëton dhe me sa duket, vajzat nuk e kanë problem këtë lidhje të pazakontë, madje janë mike me njëra-tjetrën. Prindërve të Priscilla-s nuk u ka pëlqyer aspak kur e kanë marrë vesh këtë gjë dhe kanë dashur të përballen me Ronaldinho-n. Ata janë të shqetësuar për imazhin e të bijës dhe janë shprehur se për shkak të kësaj historie, Priscilla rrezikon të pushohet nga puna.

Ata kanë planifikuar të martohen të tre në një ceremoni në vilën e tyre në Santa Monica, Rio. Ndërsa motra e futbollistit, e cila është kundër lidhjes poligame të të vëllait, ka refuzuar të marrë pjesë në ceremoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button