SHBA-të dëbojnë diplomatët e Venezuelës, ja pse

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë shpallur të padëshiruar përfaqësuesit diplomatik të Venezuelës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Heather Nauert, njoftoi se si “persona non grata” janë shpallur i ngarkuari me punë në Ambasadën e Venezuelës në Washington, dhe konsulli i përgjithshëm i Venezuelës në Houston.

“Vendimi është marrë në përputhje me konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, ndërkohë që diplomatëve të Venezuelës u është dhënë një afat 48 orësh për të lëshuar territorin e SHBA-ve”, shkruan Nauert në kumtesën e saj.

Dëbimi i diplomatëve, paraqet një vazhdimësi të shprehjes së pakënaqësisë amerikane me zgjedhjet e javës së kaluar, në të cilat Nicolas Maduro që në raundin e parë fitoi një mandat të ri të presidentit të Venezuelës.

Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, tha se zgjedhjet ishin të parregullta.

“Dënojmë zgjedhjet të cilat paraqesin një goditje mbi kushtetutën dhe vlerat tradicionale demokratike në Venezuelë”, tha Pompeo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button