“Daily Mail” rrëfen deportimin e një shqiptareje nga SHBA, “edhe Melania ishte emigrante”

Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve tregon për “Daily Mail” historinë e saj të deportimit nga SHBA pas 18 vitesh qëndrimi atje. Ajo rrëfen dhimbjen që ndjen duke qenë larg fëmijëve të saj dhe larg jetës që kishte krijuar në Amerikë.

Nëna e deportuar nga Amerika quhet Cile Precetaj, 46 vjeçe, dhe arsyeja që ajo është kthyer në Shqipëri është fakti se ka qëndruar ilegalisht në Amerikë. 46-vjeçarja nuk ka precedentë penalë në Amerikë, madje ajo ndihmonte në mbarëvajtjen e një restoranti bashkë me burrin e saj në Michigan. Autoritetet e emigrimit në SHBA vendosën që ajo duhet të largohej nga shteti të cilin e quante “shtëpi”, pasi i kishte ezauruar të gjitha të drejtat e saj për kërkuar qëndrimin në SHBA dhe i ishin refuzuar.

Në intervistën e dhënë për “Daily Mail” ajo bëri publik faktin se vajza e saj po mendon t’i shkruajë Melanie Trump dhe t’i lutet për ndihmë. “Jam ende në gjëndje shoku dhe nuk mund ta besoj se jam kthyer përsëri në shtetin ku unë kisha frikë të jetoja. Fëmijët e mi janë larg meje dhe unë nuk e di se kur do t’i shoh përsëri. Si mundet një shtet të largojë nënën nga fëmijët e saj?”-u shpreh Cile për Daily Mail.

“Gruaja e presidentit Trump, Melania ishte një emigrante në një vend të ndërtuar nga emigrantët. Përse ata ia bëjnë këtë një nëne që e dashuron atë vend dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar? Shkova në SHBA për një jetë më të mirë”. Cile thotë se nuk pushon së qari që kur e rikthyen në vendin e saj nga ku u largua në vitin 2000 pasi kishte frikë për jetën e saj.

“Nuk më zë gjumi natën, bëj vetëm 2 orë gjumë sepse mendoj për fëmijët e mi dhe sesi ndihen ata larg nënës së tyre. Nuk kemi qenë kurrë larg njëri-tjetrit, asnjë ditë të vetme dhe tani jam me milje larg tyre. Jeta jonë ndryshoi në sekondë për keq dhe unë po e vuaj shumë këtë fakt”- u shpreh Cile.

Ajo tregon se u largua nga Shqipëria pasi në vitin 2000 shoqen e saj e rrëmbyen, e dërguan prostitutë dhe më pas e vranë. Rrëfen se u ndje e kërcënuar nga ish-i fejuari i cili e kërcënonte pas ndarjes. Duke qenë se nuk mori dot një vizë amerikane për t’u futur në SHBA, hyri nga Kanadaja me pasaportë false me emrin Laura Firmini.

Kontaktoi zyrën e emigracionit disa muaj pas mbërritjes në SHBA. Ndërsa kërkesa e saj po shqyrtohej ajo u njoh me atë që tashmë është burri i saj, Pete Gojcaj dhe lindën fëmijën e parë në vitin 2002.

Pas tre vitesh iu tha se duhet të largohej nga SHBA pasi kërkesa e saj për azil ishte refuzuar. Gjykata nuk ishte bindur se ajo kishte frikë për jetën e saj në Shqipëri. Cile apeloi ndërsa autoritetet e emigrimit ia mohuan qëndrimin në SHBA.

Shtatzënë me vajzën Megan asaj iu tha se duhet të paraqitej në një zyrë çdo muaj. Gjatë kësaj kohe ajo ndihmonte edhe bashkëshortin e saj që kishte mbërritur në SHBA nga ish-Jugosllavia që kur ishte 5 vjeç. Së bashku ngritën një restorant të suksesshëm. As miqtë e saj të afërt nuk e dinin se ajo ishte nën kërcënimin e depërtimit.

“E pëlqeja jetën që bëja. Mendoja se qeveria amerikane do të shihte se çfarë kishte ndodhur në këto vite. Mendoja se sistemi amerikan do të ndryshonte. Presidenti Bush tha se nënat ilegale që kishin lindur fëmijë në SHBA nuk do të deportoheshin dhe pata shpresë,” tregon Cile.

Cile thotë se autoritetet e emigracionit e detyruan të pajisej me një pasaportë shqiptare dhe të kthehej vullnetarisht në Shqipëri, ose do të largohej me forcë gjë që do të pasohej me një penalizim për të mos shkelur më në tokën amerikane.

Edhe bashkëshorti i saj u vu në nën kërcënimin e depërtimit. Edhe pse kishte një Green Card, dokument që lejon emigrantët të jetojnë në SHBA, por ai iu revokua pas një dënimi 3 vjeçar me burg. Cile thotë se gjatë 18 vjetësh në procese gjyqësore ka paguar mbi 50 mijë dollarë për avokatët. “Një avokat më kërkoi 2 mijë dollarë vetëm t’i hidhte një sy dosjes sime. E dëshpëruar ia dhashë. Pasi e pa më tha që nuk mund të më ndihmonte”.

Më pas ajo tregon se gjatë një vizite të zakonshme në zyrën e emigracionit, u mor në paraburgim. Kur i vunë prangat vetëm dridhej dhe madje i ranë të fikët. E transportuan në burg ku iu bashkua 20 grave të tjera që prisnin deportimin. 3 javë më pas iu tha se do të “shkonte në shtëpi”. “Nuk mund ta besoja. U thashë grave në qeli se mrekullitë ndodhin, pasi besoja se do të kthehesha në shtëpinë time dhe do të shihja fëmijët.

“Por në fakt autobusi ku e kishin hipur doli jashtë Detroit-it kujtoi se po e kthenin në Shqipëri. Në atë moment kuptova që isha e pafuqishme. Ata kishin fituar,” tha ajo.

Dy agjentë të emigracionit e shoqëruan deri në Shqipëri ku e prisnin babai 72-vjeçar, Pasho dhe vëllai, Arbeni. “Nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja”. Tani ajo po mendon që e gjithë familja të zhvendoset në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button