Michelle Obama: Mendoja që s’do kisha shoqe në shkollë, për shkak të ngjyrës sime të lëkurës

Gjithmonë ka ditur që nëpërmjet fjalës së saj, Michelle Obama të përçojë mesazhe të rëndësishme shoqërisë. Fjalimet e saj teksa mbante postin e “Zonjës së Parë” të Amerikës, kanë frymëzuar qindra njerëz, ashtu sikurse edhe vetë historia e saj, shkruan Bordo.al. 

Edhe kësaj here ka bërë të njëjtën gjë. Duke treguar se sa të vështirë e ka pasur në fillim të ambientohen me bashkëmoshatarët e saj, për shkak të njyrës së lëkura, Michelle u ka përçuar një mesazh të gjithë studentëve, për të treguar se sa i rëndësishëm është edukimi për një njeri.

“Këtu unë jam në Princeton në fillim të viteve 1980. E di që të jesh student në kolegj i gjeneratës së parë është paksa e frikshm,e sepse edhe për mua ka qenë e tillë. Unë isha e zezë, vija nga një familje punëtorësh në Çikago, ndërsa studentët e Princeton ishin përgjithësisht të bardhë. Mendoja që nuk do të gjeja kurrë miq të mirë për shkak të ngjyrës sime të lëkurës, por gjeta miq të mirë dhe një mentor që kishte besim tek unë. Shkuarja në kolegj, nuk është e thjeshtë, por çdo ditë takojë njerëz, jetët e të cilëve janë ndryshuar thellësisht nga edukimi, ashtu sikurse edhe i imi. Këshilla ime për studentët është: të jeni të guximshëm” shkruan ajo, bashkangjitur një fotoje nga shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button