DokuTech u prezantua në Maqedoni, është hapur procesi i aplikimit

Sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, përfaqësues të Fondacionit Ipko nga Kosova së bashku me Fondacionin Metamorfozis nga Maqedonia kishin prezantim të konferencës DOKU.TECH e cila mbahet në Prishtinë.

Gjithashtu, sot u hap dhe procesi i aplikimit për këtë konferencë, me anë të së cilit do të përzgjidhen 15 pjesëmarrës nga Maqedonia që do ta ndjekin konferencën në Prishtinë.

Nga sot mund të aplikohet duke dorëzuar LETËR MOTIVIMI (MOTIVATION LETTER) në gjuhën angleze bëhet në këtë email: [email protected] deri më 04 qershor 2018. Bashkëngjiteni dhe CV-në.

DOKU.TECH organizon konferencë teknologjike në zemër të Ballkanit

DOKU.TECH-u sivjet do të mbahet më 9 dhe 10 qershor 2018 në Termokiss në Prishtinë si një iniciativë e përbashkët me partnerët e Fondacionit SHARE dhe DOKUFEST.

TERMOKISS është një ndërtesë industriale e braktisur e cila tani është nën kontrollin e të rinjëve të Kosovës, të cilët e kanë transformuar atë në një hapësirë të përbashkët të krijimtarisë, bashkëpunimit, dhe një vendi për të gjithë.

Motoja e DOKU.TECH të këtij viti është: “Çmendura e një personi,  është realiteti i një tjetri.”

DOKU.TECH është një konferencë vjetore dhe një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë në Ballkan që shtjellon ndarjen e ideve, hapjen e diskutimeve, seminareve interaktive, sesione DIY, ditë të mbushura me argëtim dhe mbrëmje muzikore.

Gjatë katër edicioneve të kaluara, DOKU.TECH ka mirëpritur mbi 5.000 pjesëmarrës që nga Ballkani, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo iniciativë mbështetet financiarisht nga Western Balkan Fund si një organizatë ndërqeveritare dhe rajonale. Kjo nismë ka për qëllim të krijojë një bashkëpunim midis rajonit të Ballkanit duke mbledhur inovatorë të rinj, entuziastë të teknologjisë dhe duke i bashkuar ato në DOKU.TECH.

“Përmes kësaj iniciative, ne kërkojmë të promovojmë arsimin joformal në të paktën 45 pjesëmarrës nga rajoni i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë. Kjo është një mundësi e mirë për të prezantuar zhvillimet të reja teknologjike tek pjesëmarrësit, për t’i lidhur ata me inovatorët e teknologjisë, si dhe të marrin pjesë në punëtoritë praktike dhe master-klasa Të gjitha udhëtimet, akomodimi dhe bordi i pjesëmarrësve të përzgjedhur do të mbulohet nga projekti.  Ju mund të shikoni këtë video për të parë më shumë nga aktivitetet e vitit të kaluar.” thonë organizatorët.

Më shumë informata në:
www.doku.tech
Facebook
Twitter
Instagram
Youtube

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button