Pasi u dënua ish-kryeministri Gruevski, deputetët e VMRO-së e kanë lëshuar sallën (VIDEO)

Pas dënimit të ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me dy vjet burg, deputetë e VMRO-DPMNE-së e kanë lëshuar seancën në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Kuvendi nuk i ka votuar ndryshimet e Ligjit të akcizave, i propozuar pikërisht nga deputetët e opozitës.

Përndryshe, në Gjykatën Penale, sot është shqiptuar aktgjykimi për rastin “Tank”, ku ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burg për pranim të dhuratës, ndërsa ish-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski me 6 vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button