Gruevski ishte i pranishëm në seancë për rastin “Trajektoja”, ndërsa nuk u paraqit në aktvendimin për “Tank”

Është e drejtë e Nikolla Gruevskit të mos shfaqet në shqiptimin e aktvendimit kundër tij, kështu tha pas dhënies së vendimit të rastit “Tank”, avokati i ish-kryeministrit, Dimitar Dangov, transmeton Portalb.mk.

I pyetur se pse nuk u paraqit sot Gruevski në aktvendimin e lëndës kundër tij nga PSP-ja, Dangov shkurt u përgjigj se në mëngjes ka qenë në ndërtesën e vjetër të gjykatës për rastin “Trajektorja”. Ai tha se nuk e di se pse nuk ka ardhur, por i lejohet mungesa sipas ligjit.

Avokatët e Gruevskit dhe Gjoko Popovskit paralajmëruan padi për vendimin e dhënë ku Gruevski dënohet me dy vite burg, ndërsa Gjoko Popovski me 6 vite e gjysmë.

https://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button