Gruevski u dënua me dy vjet burg, ndërsa Gjoko Popovski me 6 vjet e gjysmë në rastin “Tank”

13:21-  Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tank” për pranim të dhuratës, ndërsa ish-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski u dënua me 6 vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton Portalb.mk.

Dënimin e tyre sot në sallën gjyqësore të Gjykatës Penale e shqiptoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila theksoi se Gruevski ka kërkuar nga Gordana Jankullovska të zbatojë furnizim publik për “mercedesin”, ndërsa ajo e ka nxitur Gjoko Popovskin ta favorizojë kompaninë Mak Auto Star.

Avokati i mbrojtjes para gazetarëve tha se nuk janë të kënaqur me vendimin për shkak se është sjellë aktvendim dënues, si dhe paralajmëron se do të ngrenë ankesë serioze.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Në këtë rast procedura është veçuar për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për shkak të shtatzënisë.

———————————————————————————————–

12:35- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur  para Gjykatës Penale për të pritur aktvendimin për rastin “Tank” i cili është duke u zhvilluar brenda në sallë. Sipas njoftimit të gazetarit nga brenda, në sallë është i pranishëm vetëm i akuzuari Gjoko Popovski, ndërsa mungon Nikolla Gruevski , transmeton Portalb.mk.

Në protestë janë të pranishëm edhe të akuzuar tjerë nga PSP-ja në rastin “Dhuna në Komunën Qendër”.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button