Rëndohet trafiku në Rrugën e Kombit, bllokohet kalimi mbi urën e Drinit të Zi

Ura e Drinit të Zi në Kukës që lidh Rrugën e Kombit është bllokuar këtë mëngjes. Shkak është bërë transporti drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë, me trajlera me gjatësi rreth 30 metër.

Janë rreth 10 trajlera të cilat kanë bllokuar urën, duke krijuar edhe radhë të gjatë të automjeteve, transmeton Gazeta Telegraf.

Ndërkohë kompania koncesionare e Rrugës së Kombit për lehtësimin e kalimit të automjeteve ka bërë edhe zbardhimin e anësoreve të urës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button