FSHHM-ja do të përkrah qeverinë për të mirën e ekonomisë, arsimit dhe gjyqësorit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në ngjarjen e fundit për 25 vjetorin e formimit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedoni, ka porositur se digjitalizimi është rruga më e shkurtër deri te transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Transparenca është instrument në duart e qytetarëve, që mundëson të vlerësohet efekti i proceseve dhe vendimeve që miratohen nga institucionet”, ka thënë Mançevski në panelin me titull “Institucione transparente dhe llogaridhënëse – imperativi për pushtet përgjegjës”.

Sipas Mançevskit, ndryshimi më i madh do të vjen kur digjitalizimi do të zbatohet në institucione, siç tha ai, kur digjitalizimi dhe teknologjitë e reja të mundësojnë komunikim të shpejtë dhe të rregullt, si dhe konsultim të përditshëm të qytetarëve me sektorin civil. Ai ka folur edhe për masat e Qeverisë së Maqedonisë që ndërmerren në këtë drejtim, duke njoftuar se në periudhën e ardhshme do të punohet në hapjen e të dhënave për punën e institucioneve të sektorit publik.

Se a janë institucionet transparente dhe llogaridhënëse, se si deri te demokracia participuese e Maqedonisë dhe mënyrat dhe modelet efikase, në panelin: “Institucione transparente dhe llogaridhënëse – imperativi për pushtet përgjegjës”, kanë diskutuar edhe drejtori programues i Fondacionit Metamorfozis, Filip Stojanovski dhe kryetari i Shoqatës “Pse jo!” nga Bosnja e Hercegovina, Darko Bërkan.

Për sektorin civil dhe angazhimin qytetar si dhe sfidat dhe mundësitë që u ofrohen atyre, pas një dekade “shteti të robëruar”, ka folur drejtori nga Qendra për Liri “Civil”, Xhabir Deralla, nga koalicioni “Margini”, Irena Cvetkoviq, nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, Misha Popoviq dhe nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike, Albert Musliu. Ata u fokusuan në mundësit efektive të lidhjeve për rritjen e ndikimit ndaj pushtetit, dhe mënyrat për ballafaqim nga rritja e nacionalizimit, ksenofobisë, dallimeve sociale dhe gjuhës së urrejtjes.

Në panelin e tretë, me titull: “Shikim më tutje: Si mund të bëhet Maqedonia shoqëri e hapur?”, ka marrë pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, kryetarja e Forumit Rinor Arsimor, Stefani Spirovska, drejtori programues i shëndeti publik i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Xhonatan Koen dhe drejtoresha ekzekutive e Fonadacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedonisë, Fani Karanfillova Panovska.

Ministrja Carovska tha se institucionet duhet të kenë sistem më të qëndrueshëm për komunikim me qytetarët, të kenë informacione kthyese nga ata. Ajo tha se duhet edhe më tej të punohet në mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe në hapjen e institucioneve ndaj tyre.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Metamorfozis, Jashari, njerëzit janë ata që e bëjnë shoqërinë e hapur. Teknologjia është vetëm mjet.

“Të mos lejojmë të mbyllemi në “dhoma jehuese” (echo chambers), siç janë mediat sociale, ku vetë komentojmë dhe vetë dëgjojmë se çfarë komentojmë”, tha Jashari.

Karanfillova theksoi se FSHHM-ja do ta përkrah qeverinë, derisa ajo i realizon reformat të cilat janë në një vijë me qëllimet ekonomike, arsimin cilësor, gjykatën dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo gjithashtu ka kujtuar se FSHHM-ja do të vazhdojë të përkrah sektorin civil, që të jetë “i zgjuar” dhe në mënyrë aktive të ndjek se çfarë ndodh në shoqëri.

Ka gjasë për shoqëri të hapur në Maqedoni, por reformat duhet të vazhdojnë

25 vjetori i ekzistimit të FSHHM-së, Panovska: 2018-ta, mundësi e madhe për Maqedoninë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button