Duterte të dyshuarve për drogë: “Dëshironi të jetoni më gjatë, mos dilni nga burgu”

Presidenti i Filipinave, Rodrigo Duterte u ka sugjeruar të dyshuarve për drogë, se nëse dëshirojnë të jetojnë më gjatë, atëherë do të duhet të kërkojnë një mundësi për t’u arrestuar në mënyrë që të qëndrojnë prapa hekurave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kërcënimin e tij më të ri përmes një fjalimi të transmetuar në televizion, Duterte nuk identifikoi targetin e fushatës së përgjakshme anti-drogë, megjithatë iu referua “njerëzve në provincën Cebu, të cilët pasurohen përmes drogave të paligshme”.

Duterte kërcënoi: “Dëshironi të jetoni më gjatë? Qëndroni prapa hekurave. … Mos dilni jashtë nga ajo godinë, sepse do të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj”.

Pavarësisht këtyre pohimeve, në vitin 2016 policia qëlloi për vdekje brenda burgut, një bashkiak të arrestuar për trafikim droge. Qeveria tha se rasti ka të bëjë me përleshje të armatosur, ndërsa hetuesia e quajti spastrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button