Haradinaj kërkon njohje nga Vatikani

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Vatikani që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në Evropë.

“Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit, njohja nga Selia e Shenjtë është një hap i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pasi ka takuar sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Paroli, transmeton REL.

“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovues i fqinjësisë së mirë”, ka shtuar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button