Kuvendi pa shumicë për ndryshimet në kodin zgjedhor

Në mungesë të pjesës më të madhe të deputetëve Kuvendi e kishte të pamundur të votojë propozimet-ligjet e rendit të ditës, përfshirë këtu edhe propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Edhe pse ndryshimet në fjalë janë propozuar me konsenzus të grupeve parlamentare, deri në këto momente, nuk kanë arritur të kalojnë në seancë plenare, transmeton Alsat M.

“Për të disatën herë me radhë kjo përbërje parlamentare nuk është e plotë dhe nuk ka kuorum dhe ligjet shumë herë barten nga një seancë në tjetrën. Kjo është, sinqerisht thënë, sjellje totalisht joserioze ndaj Kuvendit dhe në mënyrë implicite edhe ndaj interesit të qytetarëve”, deklaroi Dragan Danev, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor parashikojnë një zgjidhje të përkohshme për KSHZ-në. Ai do të kalojë përsëri në udhëheqje të katër partive më të mëdha politike kurse nga vjeshta do të shëndërrohet në organ administrativ.

“Përsëri me propozim të partive politike zgjidhen anëtarët. Nga ana e opozitës zgjidhet kryetari dhe dy anëtarë kurse nga partitë në pushtet zgjidhen nënkryetari dhe tre anëtarë. Periudha e përzgjedhjes është 30 ditë që nga miratimi i ndryshimeve dhe futet në fuqi menjëherë pasi publikohet në Gazetën Zyrtare”, tha deputetja e LSDM-së Sonja Mirakovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button