Vdekja e Adolf Hitlerit sërish në pikëpyetje

Adolf Hitler vdiq më 30 prill 1945 në Berlin, bashkë me Eva Braun, pa dyshim nën efektin e cianurit, por gjithashtu edhe të një plumbi, sipas hulumtuesve francezë, të cilët shqyrtuan pjesë të dhëmbëve dhe kafkën e diktatorit, të ruajtura në Moskë.

”Dhëmbët janë origjinalë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Studimi vërteton më së miri se Hitleri vdiq në vitin 1945”, tha për median profesori Philippe Charlier.

Studimi u publikua në revistën shkencore ”European Journal of Internal Medicine”, pas bashkëpunimit me katër hulumtues të tjerë.

”Analiza e kampioneve të marra në pjesën e gojës, te dhëmbët e çrregullt të Hitlerit dhe te protezat e tij dëshmojnë se depozitimet e bardhë janë gurëza dhe se nuk ka gjurmë të fibrave të mishit (diktatori ishte vegjetarian)”, sipas të njëjtit burim.

Me këtë zbulim, ku u bazua edhe në fund të marsit një dokumentar i televizionit ”France 2” bien poshtë të gjitha teoritë konspirative për Hitlerin.

”Ai nuk u arratis në Argjentinë, në bordin e një nëndetëseje, dhe nuk ndodhet në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button