Popovski: Nuk kam nevojë të arratisem, gruan e kam të lënduar, nënën të sëmurë, djalin në shkollë

“Tjetër shtet alternativ nuk kam përveç kësaj”, tha i dënuari me 9 vjet burg në rastin “Treqind”, Gjoko Popovski, pasi që prokurorja Fatime Fetai, kërkoi nga gjykata që t’i shqiptohet masë paraburgimi për shkak rrezikut nga arratisja, njofton Portalb.mk.

Si përgjigje nga kjo kërkesë, Popovski tha se as që ka mundësi e as që mendon që të arratiset. Ai shtoi se deri më tani, rregullisht është paraqitur në gjykatë dhe e ka respektuar masën e kujdesit që i është shqiptuar.

“Ashtu siç kam thënë edhe paraprakisht, gruaja ime është e lënduar, lëndim që unë ia shkaktova nga një aksident, për çka është dashur që të operohet. Lëvizja i është e përkufizuar dhe ka dhimbje. Kam një djalë i cili jeton dhe shkollohet këtu, dhe kam nënë të moshuar që nuk mund të lëvizë e cila deri përpara një muaji ka jetuar me mua, por për shkak të mospasjes së mundësive as unë as gruaja për shkak problemeve shëndetësore dhe  gjendjes psikike që gjendeni, nuk mundemi t’i japim ndihmë dhe për atë e kemi dërguar në shtëpi të pleqve, ku çdo ditë e vizitojmë. Kështu që nuk kemi mundësi e as nevojë, por as që dua, apo kam menduar që të arratisem”, tha Popovski.

http://portalb.mk/527646-per-furnizimin-e-300-automjeteve-gjoko-popovski-u-denua-me-9-vjet-burg-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button