Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Serbi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Serbi, transmeton Portalb.mk.

Me të do të jenë edhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Serbisë: Ivan Stoilkoviq i cili është kryetar i grupit dhe anëtarët e grupit Ilija Nikollovski dhe Mirsada Emini Asani.

Në kuadër të vizitës së tij, kryetari i Kuvendit do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, Maja Gjojkoviq, me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq dhe anëtarët e Grupit për bashkëpunim të Kuvendit të Kuvendit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button