Xhemaili: me emrin e propozuar nuk përfshihet multietniciteti në Maqedoni

Historiani Vebi Xhemaili i kontaktuar nga Portalb.mk për të komentuar propozimin për emrin te ri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”,  thotë se është i papranueshëm për shqiptarët dhe se kjo kryengritje nuk është vetëm maqedonase por gjithashtu bullgare.

“Kryengritja e Ilindenit është një veprimtari e përbashkët me udhëheqësit bullgarë të asaj kohe dhe veprimtarëve që ka pasur këndej. Ideja ka qenë e përbashkët për çlirimin e trojeve nga perandoria turke, që do të thotë se fare nuk ka të bëjë si kryengritje e veçantë por si kryengritje e përbashkët e asaj kohe. Të gjitha dokumentet flasin se ajo ka qenë kryengritje bullgare dhe më vonë këtë e shfrytëzoi periudha komuniste për të bë një vakum midis shteteve, për ta qetësuar situatën në këtë vend. Emri Maqedonia e re, nuk ka asgjë të keqe që ky të ishte emri i ri”, tha për Portalb, Xhemaili.

Ai shtoi se kështu nuk ndërtohet bashkëjetesa dhe nëse pranohet ky emër, gjithmonë do të kemi probleme.

“Maqedonia e Re. Ky emër do të ishte i pranueshëm edhe për ne edhe për ata. Këtu qëllimi i tyre me këtë propozim është i keq, kundrejt neve shqiptarëve dhe bashkëjetesa nuk bëhet kështu me intriga por me fakte të vërteta të shëndosha dhe vetëm kështu mund të ketë shtet me perspektivë dhe prosperitet, përndryshe gjithmonë do të kemi probleme”, shtoi Xhemaili.

Ndryshe nga Qeveria e Maqedonisë thanë se Republika Ilinditase e Maqedonisë është emër me përcaktim kohor i cili thirret në data konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis që i kënaq të dyja palët.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë do t’i vazhdojë bisedimet me Republikën e Greqisë deri në gjetjen e zgjidhjes definitive të kontestit 25 vjeçar. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërsa fqinjësia e mirë mes të dy shteteve nuk ka qenë më e madhe. Do t’i bëjmë përpjekjet tona që të përfitojmë maksimumin nga ky moment pozitiv historik për të dy shtetet”, thuhej në njoftim e Qeverisë.

Ndryshe nga pala maqedonase, pala greke sërish rikthehen në tryezë “Gorna Makedonija” dhe “Nova Makedonija” , si opsion më i mirë për zgjidhjen e problemit Maqedoni – Greqi, pasi që propozimi që doli nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev – “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, është hedhur poshtë në mënyrë kategorike, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button