Shqiptari dizajnon modelin e fundit të “Jaguar XKS”

Një shqiptar dizajnon një model të fundit të makinës “Jaguar”, në bashkëpunim me dy vëllezër nga shteti Bahrain. Nga mediat botërore bëhet e ditur se treshja shqiptare ka projektuar modelin “Jaguar E-Type” (ose XK-E) që kishte kthyer popullin në vitet e 60-ta dhe që blihet ende sot nga koleksionistët. 

“Jaguari XKX” është punë e Marin Myftiut, shqiptarit që ka punuar bashkë me vëllezërit nga Bahrejni Ali e Hussain Almossawi, të cilët kanë formuar studion e artit “Skyrill”, por kjo makinë nuk është në listën zyrtare të makinave “Jaguar”.

“Jaguar XKX” ka tërësisht stil modern, i ri dhe i imagjinuar si një qenie ferri me sy të frikshëm dhe prekje teknologjike. Nuk ka nevojë të tregohet më tepër për trupin e makinës. Si nga para dhe mbrapa mund të shihet një tunel që të lejojë që ajri të kalojë nëpër vendkalimet gjithë rrugës nëpër makinë dhe për të zvogëluar zvarritjen e për të rritur rezistencën. Kjo do të thotë një makinë e shpejtë, por edhe më e efektshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button