Shoqata e historianëve: Mbështesim protestën e 7 qershorit

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni (SHHSHM), mbështet fuqishëm protestën e 7 qershorit që e organizon Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik Shqiptarë në Maqedoni (SHBDPSHM).

“Vlerësojmë se i gjithë populli shqiptarë, pavarësisht dallimeve politike apo tjetër fare, duhet të përkrahë këtë protestë paqësore dhe evropiane për korrigjimin e një gabimi të madh historik që u bë ndaj nesh gjatë sistemit komunist.Në bazë të të dëshmive dhe dokumenteve të kohës, del se çdo familje shqiptare, në një apo formë tjetër, është e dëmtuar nga ai sistem. Pra, nuk ka asnjë familje shqiptare në Maqedoni që nuk ka në gjirin e vetë të paktën një person të vrarë, të burgosur, të maltretuar, të internuar apo të suspenduar nga puna për shkaqe ideologjike” shkruhet në kumtesën e SHHSHM-së.

Nga kjo shoqatë thonë se kjo protestë duhet të përkrahet fuqimisht nga e gjithë shoqëria civile, sikurse edhe nga subjektet politike shqiptare në Parlament, të cilat duhet të marrin seriozisht obligimin për të nxjerrë sa më shpejtë një ligj korrekt për zhdëmtimin e të gjitha viktimave të komunizmit.  

“Ju ftojmë që më 7 qershor, në ora 13, të dilni sa më masivisht para Qeverisë së Maqedonisë, në protestën popullore, paqësore dhe me vlera evropiane, për të kërkuar hisen tonë që na takon në këtë shtet” shkruhet në kumtesën e SHHSHM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button