Sheshel “ka blerë shtëpi” në fshatin ku ka kryer krim lufte

Politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, tha të hënën se ka blerë shtëpi në Hërtkovci – fshat i Serbisë pranë kufirit me Kroacinë, transmeton REL. 

Në këtë vend, sipas gjykimit përfundimtar të Gjykatës së Hagës, Sheshel ka kryer krim lufte në vitin 1992, duke bërë thirrje për përndjekjen e kroatëve lokalë, për çka edhe është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Në një konferencë për gazetarët në Beograd, Sheshel, kryetar i Partisë Radikale Serbe, tha se në shtëpinë e tij në Hërtkovci do të jetë zyra e komitetit lokal të radikalëve.

Organet shtetërore nuk njoftuan zyrtarisht nëse Sheshel ka blerë vërtet pronë në Hërtkovci.

Përfaqësues të Komunës Ruma, ku ndodhet Hërtkovci, i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se në regjistrat zyrtarë aktualisht nuk ka prona nën mbiemrin Sheshel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button