Të reshurat në maj, do të sjellin bereqet në Pollog

Kushtet klimatike që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në rajonin e Pollogut kanë ndikuar pozitivisht në procesin e mbjelljes, por edhe vazhdimësinë e procesit të zhvillimit të të njëjtave. Por, sipas agronomëve, bujqit duhet të kenë kujdes të madh në produktet që cilat janë mbjellë me kohë që të mos përfshihen nga sëmundjet, shkruan Portalb.mk.

“Kjo periudhë kohore për disa produkte është pozitive. Sa i përket misrit dhe groshës, të reshurat e kohëpaskohëshme ndihmojnë që të kemi një produkt cilësor. Në këtë mënyrë kemi edhe lagështi dhe diell.  Por sa i përket patates, mund të paraqitet edhe ndonjë sëmundje pasi që këto janë kushtet ideale për paraqitjen e sëmundjeve te bimët duke pasur edhe lagështi edhe diell, por me një mbrojtje të vogël kjo tejkalohet “ shprehet agronomi, Alirami Saliji.

Edhe për bujqit, temperaturat e fundit kanë bërë që procesi i mbjelljes të shkojë në rregull.

“Kushtet në këtë periudhë janë të mira, edhe pse të mbjellat i kemi kryer dhe këto temperatura tash ndihmojnë rendimentet që të zhvillohen. Gjatë kohës së mbjellave  në fillim të muajt, temperaturat ishin më të larta dhe kishim probleme me të mbjellat pasi që nuk kishte shi dhe u desht disa produkte ti mbjellim përsëri në disa vende që nuk kanë mbirë” thotë bujku Naser Ismaili.

Rikujtojmë se për zhvillim normal të një kulture bujqësore janë të rëndësishëm tre faktorë kryesor, faktori gjenetik apo zgjedhja e varijatetit të mirë, faktori agroteknik dhe ai klimatik, që në një farë forme secila e ka përqindjen e vetë të ndikimit në prodhimtarinë optimale apo maksimale të një kulture bujqësore. Edhe pse të gjithë faktorët e kanë rëndësinë e vet për zhvillimin e rendimentit, megjithatë rëndësi më të madhe kanë lagështia dhe temperatura, që kjo e fundit, sipas agronomëve dhe bujqve, ka qenë ideale për ato kultura që kanë kohën optimale për mbjellje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button