Mirson Volina, strugani që pushtoi futbollin zviceran

Mirson Volina, është një nga futbollistët e rinj shumë i talentuar nga Struga, që me sukses aktivizohet në formacionin bazë të ekipit zviceran ”Thun”, që garon në elitën e futbollit të këtij vendi.

Ai karrierën në sportin e futbollit e ka nisur që në moshë të vogël në ekipet zinxhir të ”Young Boys”, ku zbulohet talenti i tij për këtë sport dhe prej disa sezonesh përzgjidhet si titullar në ”Thun” ku tashmë është një nga lojtarët e dalluar të tij.

Në një bisedë për Portalb njëzetenjë vjeçari Mirson Volina, i cili për disa ditë po qëndron në Strugë, tregon se objektivi i ti për momentin është aktivizimi në një nga ekipet e njohura të Bundesligës gjermane.

”Unë realisht jam i kënaqur me aktivizimin në këtë ekip zviceran ,por synoj që ta provoj veten edhe në një nga formacionet e Bundesligës gjermane. Momentalisht jam duke i shqyrtuar disa oferta nga disa klube si Majnci, Shtutgari dhe Herta dhe bashkë me menaxherin tim në bazë edhe të kushteve që ofrojnë do të përcaktohemi që karrierën e mëtutjeshme ta vazhdojmë në Gjermani” thekson Volina. 

Ndërkohë edhe pse në moshë të vogël është larguar nga Ladorishti i Strugës futbollisti i njohur shprehet i gatshëm që në të ardhmen të aktivizohet dhe të mbroj ngjyrat kuqezi dhe të aktivizohet me kombëtaren shqiptare nëse në këtë drejtim vinë një ftesë serioze shprehet në mënyrë kategorike Volina.

”Padyshim që ëndërr e çdo shqiptari është të mbroj ngjyrat e kombit të tij dhe në këtë drejtim edhe unë nuk do të bëja përjashtim” përfundon Mirson Volina. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button