Ka gjasë për shoqëri të hapur në Maqedoni, por reformat duhet të vazhdojnë

Ka gjasë për shoqëri të hapur, por duhet që të vazhdojnë reformat në sundimin e ligjit, të së drejtës, lirisë së shprehjes, transparencës, llogaridhënies, zhvillimin ekonomik dhe luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë  – kjo ishte përgjigja e panelistëve në konferencën “A ka gjasa shoqëria e hapur në Maqedoni?”, në të cilën morën pjesë, kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Fondacioneve Shoqëri e Hapur, Patrik Gaspar dhe kryetarja e Bordit Drejtues të Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHHM), Maja Bojaxhievski, nën moderimin e drejtoreshës ekzekutive të FSHHM, Fani Karanfillova Panovska,  e cila është mbajtur me rastin e 25 vjetorit të ekzistimit të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kohës së regjimit të gjithë qytetarët ishim dëshmitarë të kërcënimeve ndaj shoqërisë së hapur. Të nxitur nga kërkesa për ta lirojmë, arritëm që të qëndrojmë në palën e lirisë. Qytetarët i kanë riafirmuar parimet e të drejtave dhe lirive të njeriut. Vetëm të prapambeturit mund ta kontestojnë rëndësinë e Sorosit në ndërtimin e lirisë në shoqëri. Fondacioni ka kontribuar shumë për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, pluralizmit në media. Kemi dhënë fjalë dhe do ta ndërtojmë shtetin me transparencë dhe llogaridhënie. Po, ka gjasë serioze për shoqërinë e hapur në Maqedoni”, tha Zaev, duke shtuar se në viti 2018 është vit i mundësive për reforma të mëdha dhe për zgjidhjen e kontestit 25 vjeçar me Greqinë”, tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Fondacioneve Shoqëria e a Hapur, Gaspar, theksoi se ka optimizëm, ndërkaq theksoi se puna nuk ka mbaruar, por duhet që të vazhdohet me reforma, ndërkaq kryeministrit Zaev, i tha se FSHH i përkrah politikat e Qeverisë për integrim të vendit.

“Duhet që të përballemi me presionin e fuqisë së pushtetit. Ka optimizëm. Pushteti paraprak i Maqedonisë dëshironte që ta mbyll veprimtarinë e shoqërisë së hapur, por qytetarët dolën në mbrojtje dhe dëshironin shoqëri të lirë. I falënderoj të gjithë që kanë dhënë përkrahje. Në Maqedoni është bërë, por ka ende shumë për të bërë në fushën e qasjes deri te e drejta, inovacionit si dhe forcimit ekonomik bashkë me forcimin e drejtësisë. Zotëri kryeministër, Fondacioni Shoqëri e Hapur i përkrah politikat e Qeverisë për integrim dhe vlerësoj se shoqëria civile do të ketë rëndësi thelbësore. Nuk keni qenë dhe nuk do të jeni vetëm”, tha Gaspar.

Drejtoresha e FSHHM-së, Karanfillova-Panovska, tha se edhe pse nuk mund të presim një shoqëri të hapur ideale, megjithatë duhet të vazhdohet me zbatimin e reformave, ndërkaq qytetarëve t’u mundësohet që të besojnë se ata munden diçka të ndërrojnë dhe të veprojnë lirshëm.

“Shoqëria e hapur si koncept, nuk është e arritshme asnjëherë në kuptimin ideal, por ka mënyra dhe duhet shumë që të bëhet plotësisht që të mundemi të vlerësojmë për Maqedoninë se ka shoqëri të hapur, me plotëkuptimin e fjalës, me të gjitha vlerat të cilat e njëjta i parasheh. Kështu që, kemi shumë punë në planin e shtetit të së drejtës, vendosjes së sundimit të ligjit, në planin për menaxhim me krimin e pushtetit të kaluar, do të kisha thënë paralelisht me menaxhimin e krimit potencial të përfaqësuesve të pushtetit aktual, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, nacionalizmit dhe ksenofobinë, largimin e partive politike që ta dominojnë hapësirën publike dhe diskursin publik dhe të mundësohet që qytetarët aktiv të cilët thellë besojnë në atë se munden diçka të ndryshojnë dhe se gjithçka varet nga ne që të munden të veprojnë lirshëm”, tha Karanfillova-Panovska.

Në panel ka marrë pjesë edhe kryetarja e Bordit Drejtues të FSHHM-së, Maja Bojaxievska e cila u shpreh optimiste se “në fund të tunelit shihet dritë”.

Ndryshe, sot dhe zyrtarisht FSHHM-ja i mbyll aktivitetet 3 javore për shënimin e 25 vjetorit të ekzistimit të saj.

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni shënon 25 vjet përkushtim për ndërtimin e shoqërisë së hapur në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button