Zoran Zaev u lirua nga aktakuza për ryshfet

Kryeministri Zoran Zaev i cili ishte i akuzuar se ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni nga Strumica, është liruar nga aktakuza, transmeton Portalb.mk.

Kjo u tha në aktvendimin e sotëm në Gjykatën Penale në seancën e Këshillit Gjyqësor për rastin e deritanishëm  “Ryshfet”.

Pas aktvendimit Zaev deklaroi se e ka pritur aktvendimin lirues sepse vepra është rikualifikuar, ndërsa mbrojtja ka dëshmuar se nuk ka pasur qëllim për ryshfet.

Megjithatë, ai tha se stresin që e ka ndjerë është diçka që është e natyrshme në situatë të tillë.

Ai është i kënaqur nga aktvendimi, që sipas tij, tregon edhe për lirimin e gjyqësorit nga presionet që i ka pasur në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button